Lajme

Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 21 May 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Washington është takuar me senatorin demokrat, Gary Peters.

MPJD njofton se në takim është diskutuar për “përparimin e Kosovës në fushat vitale për qytetarët e saj, gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimi i Kosovës në NATO si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në rajon”.

“Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli, Ministrja Gërvalla e njoftoi senatorin amerikan rreth situatës politike në vend, përparimin e arritur në demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.”

-Advertisement-

Tema tjera të diskutimit, MPJD thotë se ishte edhe thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik.

“Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters, e cila e falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen që SHBA-vë për Republikën e Kosovës, zhvillimin dhe integrimin e saj euroatlantik.”

“Pozicionimi i Kosovës në krah të Ukrainës ishte gjithashtu pjesë e diskutimit të Ministres Gërvalla me senatorin Peters. Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në mbështetje të Ukrainës, duke e vlerësuar këtë si thelbësore për sigurinë dhe paqen afatgjatë në Evropë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera