Gërvalla: Në ShBA kemi mbështetjen e të dy kampeve, miqësia me ta forcohet me vepra
Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 04 November 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është pyetur për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gërvalla ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e të dyja kampeve dhe nuk sheh sinjal që diçka e tillë mund të ndryshojë.
“Nesër zgjedhjet që mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët do të vendosin se cili do të jetë presidenti apo presidentja e tyre e ardhshme. Edhe neve si Kosovë që përbën popullin më pro-amerikan në botë, edhe një vend për të cilin Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë qenë të rëndësishme para, gjatë dhe sidomos pas luftës në çështje të zhvillimit, pavarësisë por edhe të forcimit të rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, jemi me fat që në ShBA kemi pasur vazhdimisht mbështetjen e të dy kampeve, edhe të kampit republikan edhe të atij demokrat dhe nuk shoh asnjë sinjal që diçka e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës”, tha Gërvalla në konferencën për media që e pati me homologun nga Luksemburgu, Xavier Bettel.
Ajo shtoi se miqësia me ShBA-në përforcohet me vepra e jo me fjalë.
“Prandaj duke kryer detyrat e shtëpisë në Kosovë, duke i çuar përpara reformat, agjendën e reformave, duke vendosur sundmin e ligjit në çdo cep të Kosovës, duke luftuar krimin e organizuar, atëherë miqësia dhe partneriteti me Amerikën kështu forcohet. Nuk forcohet me fjalë e deklarata por me punë konkrete“, shtoi kryediplomatja.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...