Gërvalla në intervistë për mediumin austriak, i jep këshilla BE-së si të sillen me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 12 October 2022
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për agjencinë e lajmeve austriake “APA”, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, kur kjo e fundit po “flirton” me Rusinë.
Në leximin e saj, kryediplomatja kosovare mendon se BE-ja duhet të ketë një qëndrim shumë më të vendosur ndaj Serbisë për shkak të afërsisë së saj me Rusinë si dhe për faktin që Beogradi po tregon se nuk ka interes për anëtarësim në Union.
“Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në BE, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrihej statusi i kandidatit dhe bashkë me të edhe fondet që shkojnë me statusin kandidat”.
Gërvalla, mes tjerash, ka akuzuar BE-në për zbutje të qëndrimit në raport me Serbinë.
“Unë mendoj se Bashkimi Evropian po bën shumë pak. Edhe në vitet 1990, BE-ja u përpoq që konfliktin në Ballkan ta shohë gjithmonë nga njëra anë”, ka thënë Gërvalla.
Prandaj sipas saj gjithë në këtë mes nevojitet një strategji shumë e qartë se si mund të përfundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mjafton më të thuash: fëmijë, uluni dhe mos u grindni, vërtet duhet të vini në tryezë me një mesazh të qartë dhe nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër nga ky dialog përveç njohjes reciproke”, ka shtuar ajo.
Kryediplomataja më tej ka shprehur skepticizmin e saj në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas saj Kosova po shkon në Bruksel për të arritur rezultate, por në anën tjetër Serbia “po mbledh rrush të thatë dhe nuk bënë asgjë tjetër”.
Sa i përket Komunitetit Politik Evropian (EPG), i cili u themelua rishtazi, sipas Gërvallës, Kosova ende nuk ka informacione të mjaftueshme se si duhet të duket dhe për këtë arsye nuk ka një qëndrim të qartë.
“Nëse kjo synohet si një anë ose një pararojë për të mbajtur distancën ndërmjet Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë të anëtarësohen, atëherë kjo do të ishte qasja e gabuar”.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...