Lajme

Gërvalla në Andorrë, merr mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 January 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndodhet për vizitë zyrtare në Andorra, ku u takua me homologen e saj, Imma Tor.

Gërvalla i kërkoi homologes së saj mbështetjen e Andorrës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Jemi në nivelin e dytë të procesit dhe jemi të kënaqur që kemi mbështetjen e shumicës së vendeve evropiane, përveç Spanjës”, tha Gërvalla, shkruan Altaveu, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, Tor tha se Kosova e ka “mbështetjen tonë të plotë për këtë anëtarësim”, teksa bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për mundësinë që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Andorrë për qëndrime pune, propozim ky i Gërvallës që gjatë takimit e ka gjetur mbështetjen e homologes së saj androane.

“Është një çështje që duhet ta shqyrtojmë si në fushën ligjore e po ashtu edhe në atë të emigracionit. Andorra ka nevojë për fuqi punëtore në periudha specifike dhe mund të jenë qëndrime të shkurtra të studentëve që vijnë në vend për të bërë praktikë në institucione”, tha Tor.

Gërvalla gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, dhe me ministren e Kulturës dhe Sportit, Monica Bonell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera