Gërvalla merr pjesë në përurimin e qendrës Illyria të komunitetit shqiptar në Nju Jork
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 20 September 2021
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), mori pjesë të dielën në ceremoninë e hapjes së qendrës “The Illyria Community and Wellness Center” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronks të Nju Jorkut, e organizuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.
Prerja e shiritit u bë së bashku me Gjonaj dhe me Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senatin Amerikan.
Gjatë fjalës së tij, Schumer vuri në pah rëndësinë e komunitetit shqiptar në Amerikë. Gjatë një bisede të shkurtër Gërvalla e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm të Senatit Amerikan për Kosovën, dhe i përcolli mesazhin që qeveria e re e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, por me Senatin në veçanti. Ajo e falënderoi Schumer edhe për mbështjetjen që ai personalisht i ka dhënë komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe e ftoi për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.
Gjatë manifestimit solemn të mbajtur më pas, dhe në të cilin merrnin pjesë kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëudhëheqës i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit; Vedat Gashi, ligjvënës i Këshillit Bashkiak në Uestsçester; dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar në Nju Jork, ministrja Gërvalla ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i përgëzuar për investimin dhe krijimin e mundësive të reja për mërgatën në ShBA, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për të marrë pjesë në një sërë programesh rekreative, si dhe për tu takuar mes vete, e për të forcuar bashkëpunimin.
“Ne si Qeveri e re e Republikës së Kosovës po angazhohemi shumë që të krijojmë klimën e përshtatshme për të gjithë investitorët që duan të vijnë dhe të hapin bizneset e tyre. Andaj jam shumë e kënaqur që sot personalisht mund të ju ftoj të konsideroni Kosovën si destinacion për investimet tuaja në të ardhmen”, theksoi ajo, duke i njoftuar se sundimi i rendit dhe ligjit është prioritet i qeverisë së tanishme si një prej faktorëve vendimtar për të krijuar një ambient të përshtatshëm në këtë drejtim.
Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin esencial të mërgatës në ShBA për të ndihmuar Kosovën në periudhat më vendimtare.
Duke qenë pjesë e mërgatës për shumë vite, Gërvalla theksoi ndër të tjera se e dinë shumë mirë rëndësinë e transmetimit të elementeve kulturore e posaçërisht gjuhën amtare tek brezat e rinj.
“Është letërsia jonë, muzika, historia e lashtë, gjithashtu mirësia, mikpritja jonë dhe qasja shumë njerëzore ndaj njëri- tjetrit, po edhe ndaj të huajve, që na bën më të veçantë midis kombeve të ndryshme në rajon dhe në mbarë botën”.
Gjithashtu, Gërvalla ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në proces të hartimit të një strategjie për diasporën, e cila do të institucionalizoj relacionet mes bashkëatdhetarëve dhe shtetit të Kosovës. Përmes saj, tha ajo, do të arrihet që të krijohet një bashkëpunim më i strukturuar dhe më i fortë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...