Lajme

Gërvalla: Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë në KiE

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 26 June 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, e ka takuar në Strasburg kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe.

Temat e diskutimit në këtë takim ishin, anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

Me këtë rast, Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Schwabes për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

-Advertisement-

“Duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kryediplomatja kosovare, tha se “i mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimim për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera