Lajme

Gërvalla: Kosova po flet vetë në CEFTA, nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 09 October 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Europën Qendrore – CEFTA.

Në një postim në platformën X , kryediplomatja Gërvalla tha se Kosova po flet vetë në CEFTA dhe jo UNMIK-u në emër të saj.

Ajo tha se sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar.

-Advertisement-

“Më në fund  dhe me të drejtë Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna e vështirë dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”,ka shkruar Gërvalla në X.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera