Gërvalla: Kemi pritur që Serbia do t’i lirojë menjëherë policët, s’kemi angazhuar avokat sepse është çështje politike
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 20 June 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se Kosova nuk ka angazhuar avokat për policët e rrëmbyer nga Serbia, pasi tha se kjo “nuk është çështje ligjore”, por “thjesht një çështje politike”, raporton Gazeta Express.
Gërvalla tha se kanë pritur që tre policët patrollues të kufrit do të lirohen menjëherë, ndërsa tha se çështja e ilaçeve për ta është ngritur nga avokatja e tyre, e caktuar nga shteti serb.
“Çështja e ilaçeve është ngritur edhe nga avokatja të cilën e ka caktuar shteti serb. Ne nuk kemi caktuar deri tash avokat, për shkak se kjo nuk është një çështje legale që ne e kemi me Serbinë, nuk është çështje ligjore që mund të zgjidhet në rrafshin ligjor ku mund të ndihmojë avokati. Është thjesht një çështje politike”, tha Gërvalla në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo tha se me moslirimin e policëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po dëshiron t’i tregojë muskujt.
“Shpresat, pritjet tona kanë qenë që lirimi i tyre do të jetë i menjëhershëm, por sistemi autokrat i Vuçiqit si duket dëshiron ta shfrytëzojë edhe këtë rast për të treguar edhe pak muskuj”, tha Gërvalla.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...






























