Gërvalla: Gradualisht po ulim numrin e atyre që perspektivën e shohin në emigrim
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 08 July 2023
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pjesë e të cilit janë edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut me moton “Manovrimi në riformësimin botëror” nën organizimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman hapi forumin duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe takimeve të tilla, por edhe rëndësinë e veçantë të diasporës për zhvillimet në Kroaci dhe rajon.
Në emër të Organizatës për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik (OECD) fjalën e mori Andreas Schaal, i cili theksoi që diaspora gjithmonë duhet trajtuar si urë e rëndësishme lidhëse.
Sipas një komunikate të MPJD-së, dita e parë e Forumit të Dubrovnikut u mbyll me diskutimin e organizuar nga OECD me temën “Migrimi për qëllim punësimi në Evropën Juglindore – si të nxirren sa më shumë dobi prej tij”.
Në panelin e drejtuar nga sekretari i Shteti – MPJE e Kroacisë, Zdenko Luciq dhe të përbërë nga Donika Gërvalla-Schwarz – zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Elmedin Konakoviq – ministër i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Herzegovinës, Mariin Ratnik, nënsekretare për çështje Zhvillimore dhe Ekonomike nga MPJ e Estonisë, Ivana Zivkoviq – UNDP, Hrvoje Supiq – diaspora kroate dhe Soana Jaupllari – profesoreshë e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Migrimit nga Universiteti i Tiranës.
Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi ministrin Gordan Grliq Radman dhe OECD-në për ftesën, duke theksuar se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit dhe besimin në drejtësi dhe qeverisje si bazë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe ulje graduale të numrit të atyre që perspektivën e shohin në emigrim.
Delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq për nder të Forumit dhe pjesëmarrësve të tij.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...