Lajme

Gërvalla godet BE-në për punën e nënshkrimit: S’ka ende marrëveshje me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 24 March 2023

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Portugali ku edhe ka dhënë një intervistë për gazetën “Diario de Noticias”. Ministrja kosovare ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”, raporton Express.

Kur e ka thënë këtë, Gërvalla ka përmendur insistimin e Kurtit për të nënshkruar marrëveshjen fillimisht më 27 shkurt në Bruksel dhe pastaj më 18 mars në Ohër.

-Advertisement-

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

Por thotë se Serbia s’ishte e gatshme për ta bërë të njëjtën. Sipas Gërvallës Serbia po e vazhdon lojën e vjetër që në momentin kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë ta bëjnë.

“Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe ndryshme dhe më pas, kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

Sipas saj është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson një situatë të tillë dhe që s’po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera