Lajme

Gërvalla flet për takimet më mërgatën : Policia gjermane iu lut njerëzve që të prisnin jashtë sepse salla nuk i nxinte më shumë se njëmijë ulëse

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 13 October 2024

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje organizoi dy tubime me mërgatën në Gjermani.

Lidhur me këto dy tubime ka folur kryetarja e Listës Guxo dhe njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo tha se salla nuk i nxinte më shumë se një mijë ulëse e policia gjermane u detyrua që tu thoshte njerëzëve që të prisnin jashtë.

-Advertisement-

“Dje patëm dy tubim në Shtutgart. Salla që zinte një mijë karrige aq stërmbushur, sa policia gjermane u detyrua të ndërhyjë dhe të lusë që gjysma e tubimit të priste jashtë… Kemi kryer njërin tubim dhe më pas njëra palë ka dalë jashtë dhe ka hyrë gjysma tjetër dhe kemi kryer edhe tubimin e njëjtë brenda natës’’,, u shpreh Gërvalla.

Ajo këto komenti i bëri gjatë një organizimi që pati me anëtarët dhe simpatizantët e partisë Guxo sot në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera