Gërvalla e përmbyll vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime, MPJ jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 11 May 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka përfunduar vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime me përfaqësuesit e Parlamentit të këtij shteti.
Në kuadër të vizitës bilaterale në Izrael, zëvendëskryeministrja vizitoi dje parlamentin e Izraelit ku u takua me përfaqësues të ndryshëm të Knesset-it.
Sipas MPJ-së, gjatë takimit me z. Ram Ben Barak, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ministrja Gërvalla nënvizoi “natyrën e veçantë të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe bëri një përshkrim të mundësive dhe nevojës për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen”.
“Theks i veçantë u vu gjatë bisedës në sfidat gjeopolitike të krijuara nga lufta ruse në Ukrainë dhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gërvalla u takua edhe me Zeev Elkin, Ministër i Jerusalemit dhe Trashëgimisë.
“Ata kanë diskutuar për një përfshirjeje më të mirë dhe efektive të gjeneratave të ndryshme të diasporës dhe mërgatës. Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e gjatë dhe mbresëlënëse e Izraelit në këtë fushë”, thotë MPJ.
Gërvalla po ashtu është takuar edhe me Ali Salalha, Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë. Me këtë rast, MPJ thotë se Gërvalla theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të dendur parlamentar mes Knesset-it dhe Kuvendit të Kosovës.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës, e përfundoi ditën me një pritje në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë izraelite, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Izrael. Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, gjatë fjalës së saj përshëndetëse vuri në pah në veçanti frymën shumë miqësore të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe theksoi potencialin e madh të bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Delegacionin e Kosovës gjatë vizitës tre ditore në Izrael e shoqëroi edhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tamin Ziv dhe drejtori për Ballkanin pranë Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Dani Oryan.
“Në përmbyllje të vizitës në Izrael, delegacioni i Republikës së Kosovës vizitoi qendrat historike dhe arkeologjike të Jerusalemit. Nga Izraeli, Zëvendëskryeministrja Gërvalla ka udhëtuar për në Bruksel dhe do të marrë pjesë sonte në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, njofton MPJ.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...