Gërvalla e cilësoi “politikan të shquar”, Kurti brenda një viti Ivanoviqin e bëri hero e kriminel
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 30 October 2024
Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u mbajt të mërkurën, ka folur edhe për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq.
Gërvalla ka thënë se homologu i saj nga Serbia, Marko Gjuriq ishte në krye të “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, në kohën kur Radoiçiqi ishte angazhuar që ta vriste, sipas saj, “politikanin më të shquar serb, Oliver Ivanoviq”.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që një zyrtare e lartë e qeverisë thur lavde për Ivanoviqin.
Këtë e kishte bërë vetë kryeministri Kurti gjatë vitit të kaluar, mirëpo në fillim të vitit 2024 e kishte bërë kriminel.
Në dy përvjetorët e fundit të vrasjes së Ivanoviqit, kryeministri e ka kujtuar në dy versione ish-politikanin serb të veriut: vitin e kaluar si ‘hero të paqes’ dhe sivjet si të dyshuar për krime.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018 me gjatë të shtëna në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Asokohe ai ishte i angazhuar në politikë si kryetar i partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, po përballej edhe me një proces gjyqësor në vazhdim për krime lufte kundër civilëve.
Akuzat për krime lufte me të cilat përballej Ivanoviq ishin “mbuluar” në një përkujtim që kryeministri Albin Kurti ia kishte kushtuar ish-politikanit serb në pesë-vjetorin e vrasjes së tij më 2023.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shefi i qeverisë e kujtonte Ivanoviqin si hero të paqes.
“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe më 2023.
“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, vazhdonte Kurti mesazhin e tij të rëndë.
Kurti tha se dëshironte që Ivanoviq të kujtohej si “një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”.
I gjendur përball kritikave nga brenda për lartësimin e figurës së Ivanoviqit, të dyshuar për përfshirje në krime të luftës më 1998-99 dhe për dëbimin e popullatës civile shqiptare nga Mitrovica e Veriut në vitin 2000, Kurti ka ndryshuar qëndrim për Ivanoviqin një vit më vonë.
Në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së ish-politikanit serb më 17 janar 2024, Kurti e ka kujtuar Ivanoviqin si eksponent aktiv gjatë luftës më 1998-99 dhe, po ashtu, edhe në dëbimin e mijëra shqiptarëve nga veriu në shkurt të vitit 2000.
Në përkujtimin e tij për Ivanoviqin këtë vit, Kurti ka shtuar se Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar i mundshëm i EULEX-it në hetimin e krimeve ndaj popullatës shqiptare.
“Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti në një publikim në platformën sociale ‘X’, raporton Paparaci.
Qëndrimi pozitiv i Kurtit në pushtet në raport me figurën e Ivanoviqit paraqet një ndryshim rrënjësor vlerësimi me atë të Kurtit në opozitë.
Para dhjetë vitesh, më 2013, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit kishte kontribuuar në paraqitjen e Ivanoviqit si “kriminel lufte”. Kishte realizuar një dokumentar, që dëshmonte krimet e Oliver Ivanoviqit mbi shqiptarët gjatë viteve 1999-2000.
LVV-ja e akuzonte Ivanoviqin për vrasjen e 41 shqiptarëve.
I vrarë më 16 janarit të 2018-s, Oliver Ivanoviq ishte bartës i listës “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, pak muaj para vrasjes së tij.
Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën, ndërsa vetë Ivanoviqit iu dogj vetura në veri të Mitrovicës.
Në fillim të vitit 2014, ai ishte edhe një nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, kur u ndalua nën dyshimin se kishte kryer krime lufte.
Në shkurt të vitit 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës urdhëroi rigjykimin e Ivanoviqit, pasi ai u dënua me nëntë vjet burgim në vitin 2016 për krime lufte kundër civilëve të Kosovës në vitet 1999 dhe 2000.
Rigjykimi filloi më 24 mars 2017, ndërsa më 21 prill atij iu hoq arresti shtëpiak dhe iu lejua të mbrohej në liri.
Të tjera
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...