Gërvalla: Do të hyja në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 14 May 2024
Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë që ajo të hynte në qeverisje me PDK-në.
Gërvalla tha se nuk e sheh si mundësi, por në rastin “ekstrem” tha se do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në nëse kjo pari, siç tha Gërvalla do të “çlirohej nga figurat e lidhura me krim dhe korrupsionin”.
“Prandaj unë kam qenë kritike ndaj aleancave PDK-LDK sepse e kam ditur që kjo ka për ta zhbërë LDK si parti e rëndësishme në skenën politike. Edhe pse PDK-ja të them të drejtën jo vetëm në Kosovë, por edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë ka qenë partia e cila ka qenë sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar. E di që sot nuk ju vjen mirë kur flasim për korrupsionin, por ne nuk i kemi marrë 50 përqind të votave sepse këtu ju ka ardhë korrupsioni qytetarëve.
Ju po ja shtoni një supozimi për të cilin nuk mendoj që ka për të ndodhur. Të flasim për realitetin. Në rastin ekstrem, që nuk pres të ndodhë në mandatin e ardhshëm, nëse PDK-ja apo cila parti tjetër në Kosovë, do të ishte çliruar apo ndarë nga radhët e saj nga njerëz që edhe sot janë aty dhe që e përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin që e kanë zhvatur shtetin e Kosovës dhe që janë pasuruar pafundësisht në kurriz të qytetarëve, atëherë nuk do të shihja asnjë pengesë. Por nuk e shoh këtë mundësi”, ka thënë Gërvalla në TV Syri.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...