Gërvalla darkon me përfaqësuesit e shteteve të rajonit në NATO, prioritet siguria në Ballkan dhe integrimi i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 14 March 2024
Vizitën në selinë e NATO-s, ministrja Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e përmbylli me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic.
Gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën. Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pa rezervë të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.
Sipas komunikatës për media, ajo ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.
“Republika e Kosovës është dëshmuar në vazhdimësi si një partner i besueshëm dhe i rreshtuar krah aleatëve dhe partnerëve në NATO dhe Bashkimin Evropian, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, tha ministrja.
Gërvalla tutje ka informuar përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.
Në këtë takim të përbashkët ministrja Gërvalla shoqërohej nga Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasadori Astrit Zemaj dhe Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkimin Evropian, Agron Bajrami.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































