Gërvalla: Austria, akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 14 June 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë që Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.
Gërvalla gjatë konferencës së përbashkët për media me homolgun austriak, Alexander Schallenberg, tha se Austria meriton të veçohet si një akter shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Jam shumë e kënaqur që mund të them që bashkëpunimi ynë me Austrinë është i ngushtë dhe pozicionet tona janë shumë të afërta. Homologun tim, e falënderova gjithashtu për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, jo vetëm në BE, por edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë, e në këtë rast edhe Kosovës”, tha ajo.
“Është fakt i ditur që Austria bën pjesë në rrethin e miqve më të ngushtë të Kosovës. Qindra mijëra qytetarë të Kosovës, kanë lidhje të ngushta por edhe familjare më Austrinë. Numri më i madh i qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, kanë një vlerë të posaçme për secilin nga dy shtetet tona”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
Tutje Gërvalla ka theksuar që vizita e fundit e kancelarit austriak në Kosovë, e ka nënvizuar edhe njëherë këtë miqësi të ngushtë.
“Mbi të gjitha, angazhimi i vazhdueshëm për Kosovën i Austrisë dhe këtu duhet veçuar kontributi i mikut tonë Schallenberg edhe jashtë këtyre vizitave, gjatë bisedimeve në BE, në Këshillin e Evropës dhe në vende tjera rreth Kosovësdhe rajonit tonë. Së bashku jemi në Procesin e Berlinit, i theksuar në mënyrë të veçantë edhe gjatë vizitës javës së kaluar të kancelarit gjerman Scholz, i cili është kthyer në një proces të domosdoshëm për afrimin me BE-në dhe në të cilin Austria luan një rol të veçantë për shkak të njohurive të gjera dhe të thella rreth rajonit dhe marrëdhënieve të mira me rajonin tonë”.
Gërvalla tha se Austria edhe Kosova e ndajnë qëndrimin që “koha e të folurit rreth integrimit në BE duhet zëvendësuar me veprime konkrete drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.
“Prandaj në një të fazë të tillë historike të riorientimit të arkitekturës gjeopolitike evropiane të sigurisë duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të evituar gabimet që mund të ndodhin nëse nuk veprojmë, por hezitojmë”, tha ajo.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































