Sport

Gerrard thumbon Chelsean pas shkarkimit të Lampardit

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 26 January 2021

Chelsea shkarkoi nga detyra e trajnerit legjendën Frank Lampard, të hënën për shkak të rezultateve jo të mira, shkruan Gazeta inFokus.

Në lidhje me këtë vendim të ‘bluve’ të Londrës ka reaguar edhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili ka thënë se vendimi për largimin e Lampardit ishte i shpejt.

“Jam i trishtuar për Frankun, një mik i imi dhe një njeri për të cilin kam respekt shumë të madh. Por duke e njohur atë, e di që do të rikthehet sa hap e mbyll sytë”.

-Advertisement-

“Jam i zhgënjyer për të. Mendoj se u shkarkua shumë shpejt edhe pas një rezultati pozitiv në fundjavë. Nuk i di detajet dhe marrëdhëniet e tij me klubin”.

“Mendoj se kjo ishte një mundësi e mirë për Chelsean për ta ndihmuar atë gjatë një periudhe të vështirë shkaku i rezultateve të dobëta, e jo ta shkarkonte. Por Chelsea njihet historikisht për këtë, prandaj nuk çuditem”, është shprehur Gerrard.

Lampard u shkarkua pas 18 muajve duke lënë Chelsean në nëntë me 29 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera