Sport

Gerardo Bedoya: Historia e futbollistit më “pis” në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 17 August 2020

Shpesh kur përmendet ashpërsia në futboll njerëzve u shkon mendja tek ish-futbollisti i Milano-s Gennaro Gatusso.

Por, në fakt ky është shumë i qetë krahasuar me kolumbianin Bedoya, shkruan BBC, transmeton gazeta Infokus.

Bedoya konsiderohet si futbollisti më i ashpër i të gjitha kohërave, e këtë e dëshmojnë edhe statistikat, ai gjatë karrierës së tij ka marrë 44 kartonë të kuq.

-Advertisement-

Futbolli konsiderohet si sporti më i shikuar në botë, kësisoj shpesh nuk mungojnë as skena të ashpra.

“Kur ai shfaqet në TV prezantuesi duhet të këtë patjetër një karton të kuq në xhep ose mbrojtëse veshur sepse ky është reputacioni i Bedoyas” tha gazetari i njohur i sportit, kolumbiani Carl Ëorsick.

Të gjithë banorët e vendit Bogota, dhe jo vetëm, njihen shumë mirë me historinë e futbollistit Gerardo Bedoya, shkruan BBC, transmeton gazeta Infokus.

44 vjeçari, Bedoya, është futbollisti me më së shumti kartona të verdhë në histori të futbollit, më plotë 45 të tillë, në karrierën e tij 20 vjeçare si futbollsit.

“Para se te shkonim në shtëpin e tij për ta filmuar në intervistuam një “matador” për të shpjeguar personalitetin e tij, mirëpo ishte e kundërta e asaj çka ne kishim pritur. Ai i bën të ditur që në fushë dhe jashtë saj ëashtë një person krejt ndryshe. Ai ishte një futbollist i mirë , megjithatë titujt gjithëmonë kanë shkruar “lojtari më i “ashpër” në botë”, përcjellë BBC.

Si asistent Bedoya u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të në vitin 2016, ndërkaq lojtarët që ishin në bankën rezervë filluan të qeshnin më të sepse ishte diçka e pritshme. Kartoni i tij i kuq që i kushtoj më së “shtrenjti” ishte ai i 41 ku përveç tjerash u pezullua edhe për 15 ndeshje.

Bedoya ishte lojtari kryesor në ndeshjen Kolumbi-Honduras, në vitin 2001 në kuadër të Kupës së Amerikës, duke shënuar një gol, gol ky që ia sigurojë shkuarjen në finale ku do të mposhte Meksiken me rezultat minimal 1-0.

Bedoya gjatë karrierës së tij luajti në 13 klube në  Amerikën Qëndrore dhe atë Jugore, pastaj kaloj tek Boca Juniors në Argjentinë dhe në Puebla në Meksikë.

Pasi fitoj tre titujt e tij të parë më Deportivo Cali ne vitin 1998 dhe tashmë ishte ndëshkuar me 14 karton të kuq, drama vazhdonte të ishte prezente në karrierën e tij, ai u ndëshkua edhe 31 herë të tjera.

Anësori Omar Vasquez, që edhe ishte bashkëlojtari i tij e vlerësoi lartë karrierën e tij si lojtarë duke thënë që nuk Bedoya nuk duhet të mbahet mend vetëm për kartonat e kuq, por edhe për lojën e shkëlqyëshme, shkruan BBC, transmeton gazeta Infokus.

“Ai ishte një lider i fuqishëm dhe lojtar që luftonte për çdo top. Ai do ta udhëheqte mjaftë mirë ekipin. Është një djalë i ndjeshëm, ndoshta duket e çuditshme por jashtë fushës ai është shumë i shoqërueshëm, një person me zemër të madhe”, kishte thënë Vasquez.

Historia e futbollit nuk njeh akoma deri më sot asnjë lojtarë që është ndëshkuar me karton të kuq më shumë sesa Gerardo Bedoya ku si i tillë edhe do të mbahet mend, përkundër asaj qe kishte luajtur shumë mirë në pothuajse gjitha paraqitjet e tij./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera