Sport

Gerard si Klopp, rinovon me Rangers deri në 2024-ën!

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 13 December 2019

Kualifikimi në Europa League në një grup të vështirë me skuadra si Porto, Feyenoord dhe Young Boys por edhe ecuria e mirë në kampionat me Rangers që është në luftë për titullin pasi qëndron vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Celtic, kanë bërë që drejtuesit e klubit skocez të zgjasin bashkëpunimin me trajnerin Steven Gerard.

Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Rangers ashtu si Jurgen Klopp me Liverpoolin.

Drejtuesit e klubit nga Glasgoë kanë shumë besim te aftësitë e 39-vjeçarit dhe për këtë arsye kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera