Rozë

Georgina sfidon Ronaldon, stërvitje për forma bombastike… (video)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 29 July 2021

Pushimet luksoze verore janë lënë mënjanë tashmë. Ajo, Cristiano Ronaldo dhe fëmijët janë kthyer në Torino për të vijuar ritualin e jetës normale të tri viteve të fundit.

Ndërsa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po punon fort nën urdhrat e trajnerit Allegri, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, nuk rri pasive.

Sikurse duket në videon që ka shpërndarë për ndjekësit e shumtë, ajo stërvitet intensivisht në shtëpi, duke ruajtur jo vetëm formën optimale fizike, por edhe format bombastike trupore, me të cilat mburret.

-Advertisement-

Ushtrimet janë të tilla që synojnë tonifikimin e vitheve dhe këmbëve. Nga ana e tij, Ronaldo ka “rizbuluar” Juven, topin dhe “fjalën”. Ylli portugez është kthyer në “bisedë” dje, përmes profileve të tij shumë të njohura sociale, katër ditë pas kthimit në Torino.

“I lumtur të kthehem në punë”, – shkruan sulmuesi në Instagram, duke komentuar një foto që e portretizon atë bardhezi, në Continassa, duke vrapuar pas një topi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera