Rozë

Georgina Rodriguez demanton thashethemet për ndarje nga Ronaldo, i quan “idiotë” ata që e besojnë një gjë të tillë

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 27 April 2023

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka kritikuar raportimet e mediave se ajo po përjeton një krizë në marrëdhënien me superyllin portugez.

Çifti janë aktualisht në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te klubi futbollistik Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kampionatit Botëror.

Raportimet kanë qarkulluar në mediat spanjolle gjatë javëve të fundit se Ronaldo është ‘ngopur’ me Rodriguezin dhe se çifti mund të jetë në prag të ndarjes, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Dhe, sipas yllit spanjoll të rrjetit social TikTok, Abel Planelles, dyshja kohët e fundit patën një debat të madh përpara se të hipnin në aeroplanin privat të Ronaldos.

Ky argument vetëm sa shtoi thashethemet se dyshja – të cilët kanë dy fëmijë së bashku – janë në prag të ndarjes mes pretendimeve se jo gjithçka është mirë mes tyre.

Por Rodriguez i mohoi me forcë këto thashetheme me një postim në InstaStory.

Ajo zakonisht nuk komenton gjëra të tilla, por ka shpërndarë një fotografi nga qielli gjatë natës, me tekstin e këngës “If I Die”, të Romeo Santos, një këngëtar amerikan.

“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, shkruhej, në një prej vargjeve që ajo kishte publikuar për ndjekësit.

Që kur u transferua në Arabinë Saudite, Ronaldo ka shënuar 11 herë në 14 ndeshje, ndërsa Al-Nassr kërkon titullin e parë të ligës në katër vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera