Rozë

Genta Ismajli thotë me një foto fjalët më romantike për të-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 15 January 2020

Kohëve të fundit bëri bujë lidhja mes këngëtares Genta Ismajli dhe biznesmenit 39-vjeçar turk, Husen Usta.

Çifti duken mjaft të dashuruar dhe ai e ka mbuluar këngëtaren me dhurata nga më të shtrenjtat, ku së fundmi i dhuroi një makinë ‘Range Rover’.

E lumtur pranë tij, Genta ka publikuar një fotografi ku të dy shihen në makinë, shoqëruar me fjalë zemre.

-Advertisement-

“I dua sytë e mi, kur ti sheh brenda tyre. E dua emrin tim, kur e thua ti. E dua zemrën time, kur e prek ti. E dua jetën time, kur pjesë e saj je ti”, shkruan Genta.

Prej disa muajsh lidhja e këngëtares është bërë publike dhe pak kohë më parë biznesmeni kishte shkruar edhe në urën e Bosforit “Të dua Genta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera