Rozë

Genta Ismajli së shpejti me projekt të ri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 27 December 2017

Këngëtarja atraktive, Genta Ismajli, është duke punuar projektin e ri.

Bukuroshja duket se po kthehet me krijim të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ka qëndruar në studion e producentit, Shkumbin Nebihu – Bini, ku ka realizuar edhe projektin e ri.

-Advertisement-

Vet producenti në faqen e tij zyrtare në Facebook publikoi imazhin me Gentën, e cila kështu së shpejti sjellë risinë e saj muzikore.

Kujtojmë se Genta realizoi bashkëpunimin e suksesshëm gjatë verës me Albatrit Muçiçin dhe Nurteel, “Po du me t’pa”, kurse tash ndoshta mund të kthehet me një baladë.

Bukuroshja gjatë këtij viti lansoi edhe projektin “Dy Dashni”.

Genta Ismajli është 33 vjeçare dhe aktualisht është pa të dashur, kurse Bini Nebihu mbetet shumë i angazhuar me projekte muzikore për estradën në kuadër të studios së tij, Diez Music.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera