Lajme

Gent Cakaj takohet më përfaqësueset e lartë të Mesdheut në Barcelon, ja çfarë diskutojnë

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 10 October 2019

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë të enjtes ka marrë pjesë në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun që u mbajt në Barcelon.

Në ketë forum Cakaj ka thënë se u diskutuar për thellimin e bashkëpunimeve, euro-mesadhtaren, shkruan Gazeta inFokus.

“Në mbledhje diskutuam përmbajtësisht për konsolidimin e bashkëpunimit euro-mesdhetar në tre shtylla kryesore: zhvillimin e burimeve njerëzore, stabilitetin e përgjithshëm shoqëror dhe politik dhe integrimin e mëtejmë rajonal” ka shkruar Cakaj në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

Shqipëria nëpërmjet kryesimit të Grupit të Kontaktit të Mesdheut synon rritjen e ndërveprimit mes vendeve të këtij rajoni dhe Ballkanit Perëndimor në fusha si forcimi i rolit të gruas në shoqëri, veprimi i përbashkët për ndryshimet klimaterike dhe përfshirja më shumë e të rinjve në politikat zhvillimore në përgjithësi.

Cakaj gjithashtu ka ftuar përfaqësuesit e lart të vendeve të Mesdheut marrë pjesë në Konferencën e Grupit të Kontaktit të OSBE-së që do të zhvillohet në datat 24-25 tetor në Tiranë.

Sipas Cakajt Shqipëria vazhdon të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike dhe forcojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera