Lajme

Gent Cakaj “poshtëron” Rrahim Pacollin

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 16 April 2019

Biznesmeni Rrahim Pacolli është shkarkuar nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka mbajtur me vite këtë pozitë të rëndësishme nderi. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Republikën e Shqipërisë që të nderoheshin në Kosovë, nëpërmjet figurës së biznesmenit Pacolli.

Ai me këtë post ka përfituar targa diplomatike të Shqipërisë. Ka pasur mundësinë që të kalojë kufirin, pa u kontrolluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Insajderi ka zbuluar se kryediplomati Cakaj ka vlerësuar se figura e Rrahim Pacollit nuk i bënë nder Shqipërisë. Ka vendosur që ta shkarkojë nga kjo pozitë, para disa orësh.

“Veprimet e tij nuk përkojnë me imazhin e Shqipërisë”, i ka thënë Insajderit një burim brenda Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera