Sport

Genk – Besiktas, ky është vendimi i trajnerit për Edon Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 08 November 2018

Skuadra e Edon Zhegrovës, Genk, do ta zhvillojë sonte një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të Europa League.

Ajo është mikpritëse e gjigantit turk Besiktas, ndërsa ndeshja fillon në orën 18:55.

E pak ditë para ndeshjes, kur trajneri i Genk kishte publikuar listën, aty ishte parë emri i Edon Zhegrovës.

-Advertisement-

Megjithatë, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës jo vetëm që nuk do të startojë nga minuta e parë, por nuk do të jetë as në bankën e rezervistëve.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I, Genk është lider me 6 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera