Sport

Genc Sermaxhaj parashikon finalen e Kupës së Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 12:37 | 31 May 2020

Trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Genc Sermxhaj ka folur para ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku takohen Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli, shkruan Gazeta inFokus.

Sermxhaj në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se të gjitha ekipet janë përgatitur, por jo mjaftueshëm.

“Të gjitha ekipet janë përgatitur, por jo mjaftueshëm apo në nivelin e mjaftueshëm ngase e dimë se pandemia me virus ka sjellë futbollin në këtë gjendje dhe kjo ka ndikuar, madje edhe tek ekipet e Bundesligës në nivelin e lojës se tyre. Sidoqoftë sado pak kanë arritur që në aspektin taktik të punojnë që të jenë të përgatitur për këtë përballje të Kupës e me pas edhe në ato të kampionatit”.

-Advertisement-

Trajneri i grup-moshave të reja të Dritës ka theksuar se ndeshjet e Kupës sjellin befasi.

“Duhet të theksojmë se ndeshjet e garës se Kupës sjellin nganjëherë edhe befasi, por cilësia është në anën e ekipeve si Prishtina e Ballkani”.

31 vjeçari e sheh Prishtinën favoritë ndaj Drenicës për shumë arsye.

“Prishtina është favorite ndaj Drenicës, ka lojtarë me cilësor, organizim më të mire dhe ndeshjen e parë e luan si vendas dhe gjithë këta faktor e bëjnë me favorite se sa kundërshtarin e saj Drenica”.

Sermaxhaj mendon se Ballkani me lojën dhe rezultatet e treguara ka përparësi ndaj Feronikelit.

“Edhe Ballkani ndaj Feronikelit është favorit, sepse ka ekip që këtë sezon ka dëshmuar me lojëra e rezultate të mira, dhe me shumë mundësi edhe mund ta eliminoj Feronikelin që ka pasur shumë ndryshime si në lojtarë ashtu edhe në trajner dhe nuk ka pasur rehati në këtë sezon”.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare thotë se mund të mos shohim lojë të mirë e cilësore për shkak të përgatitjeve jo të mjaftueshme.

“Poashtu këta muaj karantine pa futboll e pa përgatitje, mund të mos shohim edhe lojë të mirë e cilësore, por gjithsesi që ekipet do të përpiqen të bëjnë maksimumin që të kalojnë në finale”.

Ai shton së futbollistët duhet të kenë kujdes në shpenzimin e energjisë gjatë ndeshjeve për shkak se mund të ketë lëndime.

“Futbollistët duhet të jenë të kujdesshme në shpenzimin e energjisë gjatë ndeshjes dhe eventualisht ndonjë ndërhyrje të ashpër, sepse mundësitë për lëndime janë të mëdha duke pasur parasysh maksimumin e gjendjes se tyre fizike”.

Për fund Sermaxhaj deklaroi se në finale të Kupës së Kosovës i sheh Ballkanin dhe Prishtinën.

“Ne finale të Kupës së Kosovës i shoh Ballkanin e Prishtinën”, përfundoi Genc Sermaxhaj.

Prishtina – Drenica zhvillohet të martën në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, ndërsa Ballkani – Feronikeli luhet të mërkurën nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera