Sport

Genc Sermaxhaj merr drejtimin e kësaj skuadre

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 11 August 2018

Kampioni i Kosovës Drita është duke punuar shumë edhe në akademinë e klubit, derisa së fundmi ka angazhuar disa ish-futbollistë në kategoritë e reja.

Njëri ndër këta futbollistë është edhe Genc Sermaxhaj, i cili nga data 10 gusht ka marrë drejtimin e ekipit U-15 në Shkollën e Futbollit “Drita”.

Pas katër viteve të kaluara në Shkollën e Futbollit “78” erdhi koha që të ndryshoj mjedis, megjithëse për mua është një rikthim në shtëpinë e vjetër, pasi që këtu nisa karrierën si futbollistë vite më parë.

-Advertisement-

Falenderoj të gjithë prindërit dhe futbollistët e Shkollës së Futbollit “78” për besimin, por tani rrugët na ndahen, teksa unë po fillojë një kapitull të ri.

Sot, po kthehem në cilësinë e trajnerit te Drita dhe shpresojë që do të shpalos përvojen time, njohuritë dhe profesionalizmin që më ka karakterizuar gjatë gjithë jetës.

Një falenderim shumë i veçantë shkon edhe për drejtuesit e Klubit Futbollistik “Drita” dhe në veçanti drejtorin e akademisë Beqir Rukovci.

Si gjithmonë do jap maksimumin tim për ngritjen e cilësisë tek futbollistët e rinj të klubit Drita dhe futbollit kosovar në tërësi”, ka shkruar Sermaxhaj.

Fotografia e Genc Sermaxhaj

Krahas Semaxhajt, në akademinë e Dritës janë duke punuar edhe disa ish-futbollistë të tjerë si Ardian Latifi dhe Visar Sermaxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera