Sport

Genc Nuza zbulon bisedën me Fadil Vokrrin menjëherë pasi Kosova u pranua në UEFA

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 03 May 2021

Sot janë bërë pesë vite që Kosova u pranua më të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë përvjetor gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza, ka zbuluar bisedën me legjendën e futbollit kosovar dhe ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, i cili nderoi jetë në qershorin e vitit 2018.

Gjyqtari me stemë të FIFA-s ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të Kosovës në UEFA, Fadil Vokrri i ka thënë se tash ki me referu edhe në lojë të UEFA-s.

-Advertisement-

“Ju hodha në përqafim mbas kongresit dhe mu drejtu me fjalët :

“tash ki me referu edhe lojë të UEFA-së”

Fadil Vokrri

Urime 5 vjetori i  pranimit në UEFA !

Budapest 03/05/2016”, ka shkruar Nuza në facebook.

Fadil Vokrri ishte më meritori që Kosova u pranua më të drejta të plota në UEFA./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera