Sport

Genc Nuza e gjykon ndeshjen e Superkupës

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 11 August 2018

Gjyqtari i FIFA-së, Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Nuza ndonëse është nga Prishtina, me marrëveshje të dy klubeve do ta referojë duelin e parë në stadiumin e renovuar, ‘Fadil Vokrri’.

Ai do të ndihmohet nga asistentët e FIFA-së, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, teksa edhe gjyqtari i katërt do të jetë i FIFA-së. Fjala është për Besfort Kosumin.

-Advertisement-

Dueli do të zhvillohet të hënën prej orës 20:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera