Lajme

Geci për VV-në: Këta janë komunistë, edhe mixhën e shajnë nëse s’është me ta

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 08 September 2022

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci derisa ka komentuar aderimin e deputetës Doarsa Kica në këtë parti, ka thënë se për Vetëvendosjen si parti të majtë, një kalim i tillë është tradhti.

Geci e ka quajtur parti komuniste VV-në.

“Zonja në fjalë që ka kaluar në LDK dhe tash shahet e fyhet nga militantët e LVV-së, është tradhtare e është lavdëruar zonja tjetër që aderoi te ta”, tha ai.

-Advertisement-

“Këta janë komunistët që mixhën e vetë e shajnë që nuk është me ta, dhe tjetrin e lavdërojnë që është me ta. Kjo është e majta që se du unë”, tha Geci në Politiko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera