Lajme

Geci: Kujtim Shala ose Avdullah Hoti mund të jenë kandidat për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 13 May 2017

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili së fundmi ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij ndaj këtij subjekti, sot ka zgjedhur që të jap dy emra që sipas tij janë të duhur për kandidat në postin e Kryeministrit nga radhët e LDK’së.

Kujtim Shala e Avdullah Hoti sipas Gani Gecit janë këta dy emra që ai i ka përmendur si persona të duhur për këtë pozitë.

“Kujtim Shala do të ishte njeri prej djemve te rinj kandidat për kryeministër të LDK-së. Lum LDK-ja që e ka . Unë kurrfarë raportesh personale e familjare nuk kam me këtë djalë, me Kujtim Shalën.

-Advertisement-

Edhe Avdullah Hoti është po ashtu personi që vuri në binarë sistemin Financiar të Republikës së Kosovë. Edhe shumë djem të tjerë ka LDK .

Aman lenjau Kosovën ne dorë djemve të rinj e vajzave te reja” është shprehur Geci.

Ndërkaq ky reagim i Gecit vjen pak pasi Kryeminstri Mustafa deklaroi në Istog se partia e tyre do ta ketë një tjetër emër tjetër për kandidat që do të ketë synim postin e kreut të ekzekutivit.

Isa Mustafa ka thënë se LDK shkon në zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Nuk ka dhënë emër por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK’së për udhëheqës të Qeverisë.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë Kryeministri në shkuarje, shkruan Express.

“Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka shtuar ai.

“Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK’ja”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera