Lajme

Gecaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 27 May 2017

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shejntë të Ramazanit.

Gecaj ka thënë se ky muaj është i paqes, sakrificës, dedikimit e përkushtimit ndaj zotit, familjes dhe po ashtu ndaj njëri tjetrit, transmeton Indeksonline.

“Urime muaji i ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe gjithandej. Ky është muaji i paqes, sakrificës, dedikimit e përkushtimit ndaj zotit, familjes dhe ndaj njëri tjetrit. Le të jetë ky muaj i begatë, të na sjellë miqësi e harmoni, si dhe agjërim sa më të lehtë dhe të përkushtuar”, ka shkruar Gecaj në Facebook./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera