Lajme

Gecaj: Nuk duhet të lejohet manipulimi me vendet e komuniteteve tjera në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 22 February 2021

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Bajram Gecaj, ka thënë se nuk duhet të lejohet asnjë manipulim në lidhje me vendet të cilat u takojnë komuniteteve të tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Gecaj ka deklaruar se nëse lejohet një gjë e tillë do të ketë pasoja edhe në vitet e ardhshme.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë si kristali se vendet e garantuara u takojnë komuniteteve respektive. Nëse e lejojmë abuzimin me ato vende do ta hapim mundësinë për manipulime të mëtejshme në vitet pasuese.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu Gecaj ka thënë se në raste të tilla do të duhej të ndërhynte komuniteti shqiptar

“Për shembull, komuniteti shqiptar, si më i madhi në vend, do të mund të ndërhynte në vendet e garantuara të të gjitha komuniteteve, përfshire ato të komunitetit serb”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera