Lajme

Gecaj komenton mos paraqitjen e deputetëve të VV-së në Gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 22 November 2017

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në “facebook” ka komentuar mos paraqitjen e tre deputetëve të Vetëvendosjes në seancën e sotme gjyqësore ndaj tyre .

Gecaj ka thënë se nuk do të ndalon në komunikacion nëse një gjë të tillë e kërkojnë policët sepse edhe përfaqësuesit e popullit po refuzojnë të paraqiten në gjykatë, shkruan infokusi.com.

Ai ka vazhduar duke thënë se në këtë mënyrë të transformohemi në Republikën Anarkike të Kosovës.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj -Bujupi dhe Albulena Haxhiu kanë refuzuar të paraqitën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të dyshuarit akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e plotë të Gecajt bërë në “facebook”./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera