Lajme

Gecaj: Koalicion edhe i dokrrave përveç i territ e frikës

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 02 June 2017

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bajram Gecaj, koalicionin PDK-AAK-Nisma e ka quajtur edhe koalicion të dokrrave pos territ e frikës.

Gecaj ka thënë  konstatimi i këtij koalicioni për kapjen e shtetit është jo serioz dhe nuk e besojnë as ata që e thonë, transmeton Infokusi.com

Ai e ka përmendur edhe Besnik Tahirin duke e quajtur si një ish-rugovist i cili aq më pak beson në këtë çkapje të shtetit.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Gecjat bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë”

“KOALICIONI EDHE I DOKRRAVE

(pos territ e frikës)

Konstatimi se çkapjen e shtetit do ta bëj koalicioni me në krye Ramush Haradinaj jo që më duket shumë jo serioz, por më duket se nuk e besojnë as ata që po e thonë, aq më pak e beson këtë, edhe një ish rugovist, siç është miku im Besnik Tahiri. Çkapjen e shtetit e bëjmë ne dhe vetëm ne – koalicioni LDK – AKR – A. Ne filluam mbarë. Ne e dëshmuam se e filluam këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme në qeverisjen e kaluar. Ky proces i pengoj mu atyre të cilët do të ishin viktima të kësaj reforme të madhe çkapëse. Prandaj përdorën mashtrimin për ta ndalur çkapjen. Dhe tani mu ata mendojnë se dokrrat e tyre për çkapjen e shtetit do të shiten në këtë fushatë. Jo nuk ka gjasa. Ne do ta vazhdojmë aty ku e lamë. Tani në krye me z Avdullah Hoti. Të kaluarën e afërt e kemi dëshmitare se ne mundemi.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera