Gecaj: Ka indikacione që demarkacioni të dërgohet për votim gjatë kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 02 May 2017
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka indikacione pozitive se demarkacioni mund të dërgohet për votim gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për këtë çështje dhe shfaqi shpresën se gjithçka do të shkojë mirë.
“Ka shenja nga ana e deputetëve të shumicës që do të votohet, por prapë pritet të shihet gjatë ditëve në vijim”, ka shtuar Gecaj.
Ndryshe, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka theksuar të premten për Telegrafin se ka shenja se demarkacioni do të kalojë gjatë javës së ardhshme.
Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është duke e shqyrtuar kërkesën e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkimit të kufirit, e të cilat kanë thënë se do ta votojnë shenjëzimin e vijës kufitare me fqinjin perëndimor, nëse drafti për demarkacion që shkon në Kuvend të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.
Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi.
Veliu ka thënë se Qeveria nuk duhet të prishet në rast se nuk kalon demarkacioni, sepse “kjo nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes në mes dy partnerëve që e kanë ndërtuar Qeverinë”.
“Qeveria është duke punuar dhe po i kryen punët dhe premtimet që i ka dhënë. Por, ajo që nuk po e kryen punën si duhet është Kuvendi i Kosovës. Në anën tjetër, e kemi një kusht të padrejtë që i është vënë Kosovës për ta marrë liberalizimin e vizave, siç është demarkacioni, e që ne duhet ta kryejmë sa më shpejt”, pati shtuar ai.
Marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.
Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend e ka konfirmuar për media javën e kaluar, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu.
Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend.

Të tjera
-
Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e...
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 14 vjeçares nga Peja, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve si pasojë e zjarrit një pjesë të shtëpisë
Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk ...
-
Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Fe...
-
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka fi...
-
Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji
Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, ...
-
Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S’jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të shqiptarit në Londër, Agim...