Lajme

Gecaj: Inkuadrimi në PDK tregon arsyen pse Rashit Qalaj u lirua nga detyra e drejtorit të Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 22 January 2021

Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sipas tij, nuk do të duhej të shpaloste detaje të aksioneve të Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Gecaj thotë se pikërisht inkuadrimi në PDK, sic ka thënë ai, tregon së miri arsyen e lirimit nga detyra.

“Nuk kisha asnjë obligim ligjor, megjithatë, për shkak të etikës profesionale dhe respektit për atë shtet asnjëherë nuk kam diskutuar në publik detajet e veprimtarisë sime 14-vjecare në Ambasadën Amerikane.

-Advertisement-

Po te ishte ekspert i profesionit, siç pretendon te jete, edhe z. Qalaj nuk do të duhej të shpaloste detaje të aksioneve të Policisë së Kosovës; këtë e kërkon etika profesionale por besoi unë edhe detyrimi ligjor. Medalja i ka dy anë dhe argumenti ka kundër-argumentin, por ne nuk do të bimë në një grackë të tillë që për shkak të interesit të ngushtë politik të dëmtojmë një institucion shtetëror ndër më të rëndësishmit. Inkuadrimi aq i shpejtë në PDK tregon më së miri arsyen e lirimit nga detyra të z. Qalaj”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera