Lajme

Gazprom raporton se do të rrisë çmimet e gazit në Evropë këtë dimër

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 16 August 2022

Prodhuesi rus i gazit Gazprom ka prezantuar raportin e biznesit për shtatë muajt e parë e gjysmë të këtij viti. Ai deklaroi gjithashtu një “vlerësim konservativ” sipas të cilit çmimet e gazit në Evropë do të kalojnë 4000 dollarë për 1000 metra kub gjatë dimrit të ardhshëm.

Eksportet drejt vendeve jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS), pra bashkimit të ish-republikave sovjetike, arritën në 78.5 miliardë metra kub, duke u ulur me 36.2%. Në të njëjtën kohë, eksportet e gazit rus në Kinë po rriten.

Prodhimi i Gazprom nga 1 janari deri më 15 gusht, sipas të dhënave paraprake, arriti në 274.8 miliardë metra kub gaz, që është 13.2 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kërkesa për gaz të prodhuar nga Gazprom në tregun vendas është ulur me 2.3 për qind.

Kommersant bën të ditur se në fund të korrikut, çmimi i gazit në Evropë filloi të rritet, i cili tashmë ka kaluar 2000 dollarë për 1000 metër kub dhe shkruan se arsyeja për këtë është ulja e furnizimit nga Gazprom në Nord Stream.

Më 15 gusht, çmimi i gazit në Evropë u rrit në 2500 dollarë për mijë metër kub, duke tejkaluar vlerat e fillimit të marsit. Gazi është gjithnjë e më i shtrenjtë për shkak të nxehtësisë dhe thatësirës, ​​gjë që e bën të vështirë transportin e qymyrit përmes lumit.

Të tjera