Lajme

Gazmend Syla kujton Masakrën e Dardanisë

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 12 February 2021

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka kujtuar Masakrën e Dardanisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai në një postim ka shkruar se Lagjia Dardania në Pejë ishte njëra ndër zonat më të rrezikuara.

“Lagjet Dardania të Pejës ishin një prej zonave më të rrezikuara për shkak se përbri i kishin kazermat ushtarake të serbëve. Duke mos mjaftuar kjo, rreth 100 qytetarë ishin vrarë e masakruar në brutalitetin që njihet si “Masakra e Dardanisë”. Lagjet që gjinden bllok, Dardania I, II dhe III janë kujtesa historike e  asaj që nuk guxon të përsëritet më”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Sylës “Rreshti i tyre sot është bërë në emër të historisë dhe duke e vendosur shpresën për aleanca të shëndosha që ndihmojnë të ardhmen e Kosovës”.

Gazmend Syla në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën AAK-së me numër 11. /Gazeta inFokus/

Lagjet Dardania të Pejës ishin një prej zonave më të rrezikuara për shkak se përbri i kishin kazermat ushtarake të…

Posted by Gazmend Syla on E premte, 12 Shkurt 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera