Lajme

Gazmend Muhaxheri shfrytëzon faqen e komunës për fushatë

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 06 October 2021

Kandidatit për kryetar të komunës së Pejës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxherit, duket se nuk po i mjaftojnë faqet e tij në rrjete sociale për të bërë fushatë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit po bën edhe në faqen zyrtare të komunës së Pejës, ku është edhe kryetar aktualisht.

Faqja zyrtare në Instagram “komuna_peje”, po shpërndan video nga instagrami i Gazmend Muhaxherit, me të cilën po kërkohet vota e qytetarëve në Pejë.

-Advertisement-

Në vazhdim mund të gjeni videon./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera