Lajme

Gazmend Muhaxheri fyen gazetarin e “Drejtësia në Kosovë” – Jam tall më atë gazetar budall (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 04 October 2017

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, qe në këto zgjedhje synon edhe një mandat për ta qeverisur Pejën, mbrëmë në një debat zgjedhor ka fyer rëndë një gazetar duke e quajtur “budall”, shkruan Infokusi.

Është fjala për gazetarin e emisionit “Drejtësia në Kosovë” i cili gjatë një interviste e kishe detyruar me fakte ta pranon se kishte bërë shkelje ligjore dhe përgjigjja e kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxherit ishte se nëse e ka shkelë ligjin nuk i kishte shkelë livadhin.

Këtë deklaratë të Muhaxherit mbrëmë në debatin për Pejën në televizionin “Tribuna Channel”  ja kujtoj kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje, Bashkim Nurboja .

-Advertisement-

“Ju e keni pranu se keni shkelu ligjin dhe nuk e keni shelë livadhin”, i ka thënë Bashkim Nurboja, Muhaxherit, derisa ai i është përgjigjur duke thënë se “nuk e kam shkelur ligjin por jam tallur me atë gazetarin budall qe ka qenë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera