Lajme

Gazmend Bytyqi i kundërpërgjigjet deputetes së VV lidhur me “arkivat e UÇK-së”

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 10 September 2021

Sponzoruesi i projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, Gazmend Bytyqi i është kundërpërgjigjur deputetes së VV- së Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me arkivat e UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë deputetët që s’e kanë votuar këtë ligj, as kanë dashur ta kuptojnë që UÇK-ja nuk ka dhe nuk ka pasur arkiva sekrete.

Ai ka pyetur se si dikush e marr të drejtën dhe guximin që të bëjnë biznes politik me UÇK-në.

-Advertisement-

“Hapni çfarëdo që gjeni, mos u ndalni, shkelni kudo që mundeni, siç po bëni, por mos harroni se UÇK-ja ishte edhe juaja, po aq sa jona, që e krijuam dhe luftuam për të. Ajo ju solli këtu, edhe pse nuk e deshët kurrë dhe vazhdoni të mos e doni dhe të mos e vlerësoni”, ka thënë Gazmend Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera