Lajme

Gazi lotsjellës në Kuvend: Pal Lekajt nuk i kujtohet, Konjufca mbrohet në heshtje

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 21 February 2024

Në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca e radhës për Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Me këtë rast, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, si dëshmitar në rastin e Konjufcës, tha se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës dhe nëse është ndërprerë ajo mbledhje.

Po ashtu, Lekaj e ka përsëritur se nuk i kujtohet nëse i pandehuri Glauk Konjufca ka marrë pjesë në atë mbledhje.

-Advertisement-

Këtë deklaratë, Lekaj e bëri duke i përgjigjur pyetjeve të prokurorit të shtetit, Besart Mustafa.

Ndërkaq, në seancën e mbajtur për hedhjen e gazit lotsjellës të datës 10 gusht të vitit 2016, është aprovuar propozimi i prokurorit Mustafa që e njëjta mbledhje të administrohet si provë për seancën përfundimtare.

Në fund, i pandehuri Konjufca i akuzuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellësit, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe t’i qëndrojë mbrapa deklaratave të mëhershme.

“Gjyqtare, unë deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme, asaj i përmbahem kështu që po e zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje ashtu siç ma mundëson edhe ligji”, deklaroi Konjufca.

Pas përfundimit të deklaratës së Konjufcës, avokatja mbrojtëse e tij, Arbnora Zeqiri, ka kërkuar kohë shtesë për fjalën përfundimtare të seancës. Në fund, është vendosur që seanca përfundimtare të mbahet të premten e kësaj jave në ora 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera