Gazetarja ukrainase e përshkruan ditën e parë të luftës në Ukrainë: Mendova se ishte ëndërr…

Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 18 April 2022
Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Lyudmila Makey, e ka përshkruar ditën e parë të luftës në Ukrainë.
Në një konferencë për media, ajo fillimisht tha se është ndjerë e impresionuar nga bukuria e Prishtinës, pavarësisht motit të ftohtë dhe të vranët. Ajo shtoi se njerëzit afër saj, ishin të ngrohtë, duke shtuar se ka kaluar kohë e gjatë pa e përjetuar këtë ndjenjë.
“Shumë mirë e kujtoj ditën e parë, 24 shkurtin dhe mund ta përshkruaj çdo minutë. Para disa kohësh isha në një filarmoni dhe kam dëgjuar muzikë dhe melodi shumë të mira, por të nesërmen jam zgjuar sepse ndjeva zhurmën e avionëve që fluturonin nga dritaret e banesave tona. Kisha lexuar dhe dëgjuar që Putini dhe Rusia do ta pushtoj Ukrainën, por deri në fund nuk e kemi besuar”.
Ajo tha se më e tmerrshmja ishte se vajza e saj ishte në Kiev, ku edhe kanë filluar bombardimet.
“Kur i hapa lajmet, e pash që bombardimet kanë filluar në Kiev, dhe më e tmerrshmja ishte që në Kiev ishte vajza ime. Mendova ta kontaktoj, por s’kishte qasje në rrjet. Pas disa orësh e kontaktova dhe ajo më tha se është mirë dhe se gjithçka ishte në rregull, por kishte bombardime gjithandej”.
“Nuk e dija si mund të ndihmoja sepse nga Kievi s’mund të dilje, ishte krejt e bllokuar. Unë kam pasur mundësi të kontaktoj me motrën time se jetonte afër qytetit dhe vendosa të shkoj tek ajo që të rrinim së bashku. Fillova pastaj të lexoja lajme, por s’mund të besoja, mendoja që ishte ëndërr. Por, jam gëzuar që dëgjova se të gjithë të afërmit e mi ishin gjallë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Makey më tej tha se ka lexuar dhe ka dëgjuar për Kosovën, por s’ka raportuar për të, pasi siç tha ajo, s’kishte kolegë kosovarë nga të cilët mund të merrte informacione të vërteta.
“Kam dëgjuar dhe lexuar përpara për Kosovën. Kam kuptuar që edhe njerëz të tjerë që e kanë përjetuar luftën e njëjtë, mund të na kuptojnë neve. Nuk kam pasur mundësi të shkruaj për Kosovën sepse nuk kam pasur kolegë nga Kosova që të marr informata të vërteta, por tash i kam”, shtoi ajo.
Lyudmila Makey është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...