Lajme

Gazetari shqiptar në Kinë rrëfen për gjendjen në vendin ku filloi pandemia e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 29 March 2020

Gazetari shqiptar në Kinë, Edison Myrteza ekskluzivisht për emsionin N’Konak që është prodhim i gazetës Infokus ka treguar për gjendjen në Kinë dhe idetë se si dhe nga ku u përhap koronavirusi.

Myrtezi ka thënë se Kina është në ditët e saj më të bukura dhe se po  ekalon pandeminë e koronavirusit.

“Situata me koronavirusin lindi nja dy muaj e gjysmë më parë dhe kemi hedhur pas gjithë këtë barrë, të infektuarit, viktimat. Ne jemi në ditët më të bukura. Presime dhe një muaj ose një muaj e gjysmë që të marim lajmin se koronavirusi është zhdukur përgjithmonë. Duket se jemi në këta hapa të mirë”, ka thënë ai.

Gazetari shqiptar tregon edhe për dy idetë se nga mund të ketë ardhur ky virus.

“Ka pasur mendime se koronavirusi nisi nga një dyqan prej të cilit shiteshin kafshë të gjalla dhe produkte deti. Disa të tjerë thonin se lindi nga një laborator në Ëuhan pra mendimet kanë qenë të shumta”, ka thënë ai N’Konak./Gazeta inFokus/

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë:

Të tjera