Gazetari serb: Sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim çështjen me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:33 | 10 August 2023
Gazetari serb, Miroslav Lazanski, duke komentuar situatën e fundit në Kosovë, ka thënë se zgjidhja e duhur është që t’u mundësohet serbëve lokalë që të mos jenë të kërcënuar, dhe siç është shprehur ai, “kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës”.
Lazanski ka theksuar se zgjidhja më e mirë është ushtarakisht, por sipas tij një forcë e tillë nuk është.
“Në lidhje me pranimin e Kosovës unë më së shumti kisha dëshiruar sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim, por e shihni që një forcë e tillë nuk është, as ushtarake, as politike dhe as ekonomike. Mendoj se zgjidhja është që në një formë t’ua mundësojmë serbëve që të mbesin poshtë, që jeta e tyre të mos jetë e kërcënuar, por kurrë të mos nënshkruajmë humbjen e Kosovës. Sepse nëse nënshkruani, atëherë mori fund, ndërsa nëse nuk nënshkruani, ju ‘tapinë’ do ta mbani për 100 vjet. Do të vijnë serbë tjerë, do të jetë një situatë politike tjetër, do të ndryshojë konteksti gjeopolitik në Ballkan. është e mundur që një situatë e tillë të kthehet. Jevrejët kanë pritur 2 mijë vjet për ta marrë Jerusalemin, dhe çdo vit janë përshëndetur ‘vitin tjetër në Jerusalem’, dhe u kthyen”, ka thënë ditë më parë analisti ushtarak Llazanski, transmeton rrjeti social “Pepo”.
Ish-ambasadori serb në Rusi, Lazanski ka thënë po ashtu se 50 për qind e shqiptarëve në Kosovë do ta pranonin ri-kthimin e pushtetit serb në Kosovë.
“Ne do ta humbim Kosovën atë moment kur të besojmë dhe të pajtohemi se e kemi humbur. Derisa të besojmë se nuk mund ta humbim, ne nuk do ta humbasim. Dikush thotë eh cka edhe sikur tash të kthehemi. Unë ju them që sikur tani të kthehemi, të paktën 50 për qind e shqiptarëve do të thoshin ok’”, ka thënë ai.

Të tjera
-
OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kr...
-
Nis takimi i Faton Pecit me presidenten Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve konsultative me l...
-
Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fsha...
-
Murati akuza opozitës për “ligjin e kontrabanduar”, VV e kishte miratuar në 12 të natës me shmangie nga rregullorja
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat e tij dr...
-
Faton Peci arrin në Presidencë, pas pak takohet me presidenten
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me li...
-
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në d...
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...