Gazetari serb, Krstiq: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 14 November 2022
Përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy palëve (Kosovë-Serbi) janë shtuar sidomos ditët e fundit kur dihet se më pak se 10 ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për të gjithë shoferët që qarkullojnë me targa ilegale.
Flamuj të shumtë, mbishkrime nëpër rrugë, e nacionalizëm i theksuar.
Kjo është përshtypja e gazetarit francez nga Parisi, i cili për herë të parë e ka vizituar Mitrovicën e Veriut.Helios Molina tashmë është në dijeni për gjendjen e përtashme në këtë pjesë të Republikës dhe veprimeve të serbëve të kësaj ane.
Ndonëse, situata është e qetë, ai thotë se e ndjen një lloj tensioni.
“Ne mund të ndiejmë tension, shumë flamuj kudo në këtë pjesë serbe. Asgjë të keqe nëpër rrugë. Shumë qetë për momentin, sepse nuk e di për më vonë, të dy pjesët e qytetit ndoshta një ditë do të bashkohen, pa kufij pa nacionalizëm”, tha Helios Molina gazetar francez,
Me presion direkt të Serbisë, të gjithë serbët që punonin në veri, i braktisën institucionet e Kosovës. Ndonëse situata aktualisht është e qetë, zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje para datës 21.” Shpresoj që para datës 21 të arrihet intimisht ndoshta marrëveshja përfundimtare dhe të sjellë stabilitet dhe them që veriu i Kosovës, kushtimisht, është rënduar, ndër vite ka qenë i traumatizumë dhe ka ardhur koha t’i kthehemi normalitetit…”
Por për gjithë këtë situatë gazetari serb, Branislav Krstiq, mendon se nuk është problemi te vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS, por te plani franko-gjerman i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.“Ai plan, është e kuptueshme për Beogradin zyrtar se është refuzuar, sepse në plan Kosova është trajtuar si shtet i pavarur. Për Beogradin është e papranueshme. Por vjen koha, sepse Beogradi i ka çuar duart nga Kosova…”, tha Branislav Krstiq, gazetar serb.
Ndërkohë, sipas vendimit të Qeverisë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë akoma makina me targa ilegale serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro./RTK/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...