Lajme

Gazetari serb i zhgënjyer i drejtohet Kurtit: Ku je o bac, hajde flasim për serbët e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 25 May 2023

Gazetari serb, Bransilav Kërstiq në emisionin “Politiko” ka shprehur një zhgënjim të madh për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin të cilin e ka quajtur edhe ‘’reformatori im’’ duke folur për pritjet që kishte nga ai.

Kërstiq tha se nga Kurti nuk është vetëm i zhgënjyer por edhe i shqëtësuar për situatën që ka krijuar në veri, në atmosferën të cilët po detyrohet t’i rrisë fëmijët, shkruan Gazeta10.

“Unë jam qytetar i zakonshëm i këtij shteti, kjo është arsyeja nuk kam asgjë kundër Kurtit. Ai është reformatori im. E kam pas një shpresë të madhe kur ka ardh në pushtet. Jo veç i zhgënjyer por edhe i shqetësuar. Jam duke jetuar në veri me fëmijët e mi, çfarë ardhmërie kanë fëmijët e mi atje në veri? Sepse Prishtina e ka dorën në procesin e destabilizimit të veriut. Çfarë atmosferë janë duke u rritë fëmijët e mi? Jam thjesht i shqetësuar.”, tha ai në Kanal10.

-Advertisement-

Tutje, ai ka pasur një kërkesë për kryeministrin Kurti që të mos shprehet se ka takuar serbët e veriut, por që nuk duan të fotografohen, duke e ftuar publikisht për takim.

“Dhe thjesht kërkoj nga kryeministri im ku je o bac hajde flasim për atë bisedimin brenda komunitetit serb edhe deri ku kemi ardh, hajde. Ka dal Branislavi, Zdravko, nuk dëshirojnë foto, bac çka është kjo? Për mua është e papranueshme. Unë e di më pak se 15 njerëz që pranojnë me dal edhe me u fotografu edhe me Kurtin e me dal edhe para mediave, jo kemi pas takim suksesshëm, kemi pas takim jo suksesshëm, një proces shumë i gjatë. Faleminderit shumë nga kryeqeveria jonë. Ka njerëz, por nëqofse nuk kanë informata.”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera