Lajme

Gazetari rus vendos në ankand Çmimin e tij Nobel për t’iu ndihmuar refugjatëve ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 March 2022

Kryeredaktori i gazetës së pavarur Novaya Gazeta – me bazë në Moskë – Dmitry Muratov, do ta vendosë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel, me qëllim të mbledhjes së fondeve për refugjatët ukrainas, të cilët kanë ikur për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Muratov, i cili është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 2021, për betejën e tij që të ruajë të vërtetën si gazetar, e ka bërë të ditur këtë njoftim në gazetën e tij më 22 mars.

“U bëj thirrje grupeve të ankandeve, që janë të interesuara për këtë çmim të njohur në gjithë botën, të na kontaktojnë neve”, ka thënë Muratov, i cili ka fituar çmimin bashkë me Maria Ressan, bashkëthemeluese e faqes Rappler, e cila njihet si platformë kundër Qeverisë së Filipineve.

-Advertisement-

Muratov dhe Novaya Gazeta kanë bërë të ditur këtë njoftim, duke bërë thirrje edhe për zbatim të pesë masave në Ukrainë: armëpushim, shkëmbim të të burgosurve, riatdhesimin e të vdekurve, krijimin e korridoreve humanitare dhe ofrimin e ndihmës për refugjatët”./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera